Lajm i mirë para ndeshjes me Napolin, mbrojtësi i Juves “shqelmon” Covid-19

schedule18:59 - 6 Prill, 2021

schedule 18:59 - 6 Prill, 2021

Mbrojtësi i Juventusit, Merih Demiral është rikuperuar nga Covid-19, pasi rezultoi negativ në dy teste radhazi. Lojtari ishte infektuar gjatë grumbullimit me Turqinë javën e kaluar.

Një deklaratë nga klubi i Juventusit konfirmon që Demiral është shëruar plotësisht. Kështu, ai nuk ka përse të vazhdojë në izolim dhe mund të bashkohet me skuadrën për trajnim nesër në mëngjes.

 

Mbetet të shihet nëse ai do të jetë në dispozicion për ndeshjen e nesërme me Napolin. Vetëm Leonardo Bonucci dhe Federico Bernardeschi janë ende pozitivë në skuadrën e Juventusit. /abcnews.al