Lajm i mirë nga shkenca/ Po zhvillohet analiza që do gjurmojë më shumë se një sëmundje neurologjike

schedule15:36 - 17 Shkurt, 2022

schedule 15:36 - 17 Shkurt, 2022

Shkencëtarët në Britani kanë njoftuar se po zhvillojnë një test gjenetik që mund të zbulojë disa sëmundje të zakonshme neurologjike, duke i dhënë fund kështu analizave të shumëfishta, të cilat jo gjithmonë japin  diagnozë të saktë.

Studiuesit, të udhëhequr nga profesori, Sir Mark Caulfield i Universitetit Queen Mary në Londër fillimisht vlerësuan testimin  në 404, pacientë të cilët ishin diagnostikuar më parë me sëmundje neurologjike përmes testeve të tjera konvencionale, duke përfunduar se saktësia dhe ndjeshmëria e testit të ri është proporcionale.

Testi përdor një algoritëm që “lexon” ADN-në e individëve të kampionuar, duke e krahasuar me atë të njerëzve të shëndetshëm dhe duke zbuluar dallime të padukshme që mund të tradhtojnë një defekt gjenetik.

Kështu që është e mundur të testohen sëmundje të shumta gjenetike në të njëjtën kohë, me të njëjtin test.

“Me një test të thjeshtë mund të diagnostikojmë sëmundjet neurologjike më të zakonshme”, tha Caulfield.

“Është hapur rruga për një test që do t’i japë fund Odisesë diagnostike për shumë pacientë dhe madje mund të aplikohet drejtpërdrejt në Sistemin Kombëtar të Shëndetit,” shtoi ai./abcnews/