Agjenti i Lautaro Martinez, Beto Yaque, ka konfirmuar se klienti i tij së shpejti do të nënshkruajë një rinovim të kontratës me zikaltërit e Interit, por së pari foli për përmirësimin që ka bërë sulmuesi i talentuar në fushën e lojës:
“Unë besoj se ardhja e Antonio Contes e ka përmirësuar Lautaron në një nivel fizik dhe taktik. Ai gjithmonë ka pasur shumë vetëbesim, duke luajtur shumë mirë kundër Barcelonës dhe Juventusit.
“Lautaro është ende i ri dhe me siguri duhet të mësojë se si të ruajë energjinë e tij gjatë 90 minutave. Është shumë inteligjent dhe e di se sa e vështirë duhet të punojë. Rinovimi? Lautaro është shumë i lumtur te Interi dhe së shpejti do të nënshkruajë një kontratë të re me klubin. Ai nuk po mendon për asgjë tjetër”./abcnews.al