Dortmund, Lazio dhe Zenit janë kundërshtarët e Club Brugge në grupin F në Champions League. Kampionët e Belgjikës luajnë të martën (18:55) në Rusi ndaj Zenit, takimi i parë për duelet e grupeve në kompeticionin prestigjioz.
Situata përpara kësaj ndeshje nuk është e mirë, pasi koronavirusi ka goditur Brugge. Katër pjesëtarë të klubit kanë rezultuar pozitivë me Covid-19. Tre janë futbollistë, teksa tjetri është një drejtues.
Vier positieve COVID19-gevallen bij Club
Simon Mignolet, Odilon Kossounou, Michael Krmencik en Vincent Mannaert testen positief op COVID19.
MEER | https://t.co/2iOFoaiJ5H
— Club Brugge KV (@ClubBrugge) October 18, 2020
Portieri Simon Mignolet, qendërmbrojtësi Odilon Kossounou dhe sulmuesi Michael Krmencik e kanë humbur përballjen me kampionët e Rusisë dhe kanë nisur menjëherë karantinën. /abcnews.al