Lajm i keq për Spallettin në prag të EURO 2024/ Dëmtohet mbrojtësi titullar, tekniku italian thërret “bishën” e Juventus

schedule17:05 - 30 Maj, 2024

schedule 17:05 - 30 Maj, 2024

Nuk ka Euro 2024 për Francesco Acerbi. Federata Italiane ka komunikuar se mbrojtësi i Interit nuk do të marrë pjesë në takimin e Covercianos për shkak të disa dhimbjeve në ijë dhe se trajneri Luciano Spalletti tashmë ka thërritur Federico Gatti.

Mbrojtësi i Juventus fillimisht u la jashtë listës me 30 lojtarë, por ai tashmë do të fillojë stërvitjen, dhe më pas do t’i bashkohet grupit./h.ll/abcnews.al