Mbrojtësi i Real Madrid, David Alaba, ka pësuar një dëmtim të rëndë në sfidën e mbrëmshme ndaj Villarreal, ndeshje të cilën madrilenët e fituan me rezultatin 4-1.
Në minutën e 35-të, Alaba ra në tokë dhe kamerat fiksuan momentin kur lojtari po mbante kupën e gjurit me dorë. Në përpjekje për të larguar topin, ai zuri gjurin e tij në një pozicion jo të mirë dhe tani sipas raportimeve të mediave spanjolle, ai ka këputur ligamentin e kryqëzuar të përparmë, që ndryshe njihet si ACL.
Kështu, Ancelotti mund të kërkojë në merkaton e janarit një transferim të ri në qendrën e mbrojtjes, pasi Alaba pritet të mungojë gjatë./h.ll/abcnews.al
?? BREAKING: David Alaba has torn his ACL. @MarioCortegana pic.twitter.com/U8pheHOxHg
— Madrid Xtra (@MadridXtra) December 17, 2023