Lajm i keq për legjendën e futbollit italian: U tërhoq nga kombëtarja për shkak të betejës me sëmundjen e rëndë!

schedule15:18 - 14 Dhjetor, 2022

schedule 15:18 - 14 Dhjetor, 2022

Futbollisti legjendar italian dhe anëtari i stafit të trajnerit të Roberto Mancinit, Gianluca Vialli, është dashur, siç thotë ai, të tërhiqej “përkohësisht” nga të gjitha detyrat profesionale për të përballuar sëmundjen që ka.

“Në fund të “negociatave” të gjata dhe të vështira me ekipin tim të mrekullueshëm, kam vendosur të pezulloj, përkohësisht, detyrimet e mia profesionale”, tha ai i cili prej kohësh po lufton me kancerin.

Në vitin 2023 kombëtarja e tij pritet të nisë ndeshjet kualifikuese për Kampionatin e ardhshëm Evropian.

Qëllimi është të përdor të gjithë energjinë time psikofizike për të ndihmuar trupin tim të kapërcejë këtë fazë të sëmundjes, në mënyrë që të përballem sa më shpejt me aventura të reja dhe t’i ndaj me të gjithë ju”. /G.D abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!