Lajm i keq për Dortmundin, ylli i ekipit mungon kundër Interit

schedule11:16 - 22 Tetor, 2019

schedule 11:16 - 22 Tetor, 2019

Ndeshja e radhës në Champions League është shumë e vështirë për Borussia Dortmund. Ekipi gjerman udhëton nesër drejt “San Siros” për t’u përballur me Interin e Antonio Contes.

Vështirësia shtohet edhe më shumë kur të mungon lojtari më i mirë i ekipit. Marco Reus nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit Favre për këtë ndeshje të rëndësishme. Kapitenin e verdhezinjve e ka kapur gripi dhe është detyruar të qëndrojë në shtëpi.

Klubi gjerman ka publikuar lajmin në faqen zyrtare pak minuta më parë. Reus bëhet në këtë mënyrë mungesa e tretë e Dortmundit për sfidën me Interin pas Pablo Alcacer dhe Marcel Schmelzer. /abcnews.al