Një sezon i dobët në të gjitha frontet do të jetë problemi më i vogël i Atletico Madrid, pasi kompania WhaleFin, e cila merret me mundësimin e blerjes dhe shitjes së kriptomonedhave për investitorët privatë, njoftoi në një deklaratë për shtyp se po tërhiqet.
Kontrata u nënshkrua në verën e vitit 2022 për pesë vjet, dhe Atletico duhej të mblidhte 40 milionë në vit.
Kompania nuk mund të vazhdojë me detyrimet financiare për shkak të rënies së çmimit në tregun botëror të kriptomonedhave.
Në muajt e fundit, çmimet kanë rënë me 70%, duke detyruar shumë firma në industri të pakësojnë ose falimentojnë.
“Los Colconeros” aktualisht janë në vendin e 4-të në La Liga, ndërsa garën në Champions League e përfunduan në fazën e grupeve. /G.D abcnews.al/