Marco Asensio pësoi një dëmtim kundër Barcelonës në gjysmëfinalen e Superkupës së Spanjës, dhe përderisa ende nuk janë përfunduar testet përfundimtare mjekësore, ka frikë se lojtari spanjoll do të mungojë nga dy deri në tre javë.
Kjo mungesë vjen në momentin më të keq të mundshëm për yllin e Real Madrid-it, i cili sapo kishte hyrë rregullisht në formacionin fillestar të Carlo Ancelottit, duke treguar potencialin që ishte aq i qartë kur ai mbërriti për herë të parë në kryeqytetin spanjoll.
Ekipi mjekësor i “Los Blancos” ka vlerësuar se periudha e mungesës prej dy deri në tre javë do të konfirmohet pasi të përfundojë një skanim MRI, dhe kjo do të ndodhë të martën.
Asensio në fakt po luante mirë kundër Barcelonës në Arabinë Saudite, por edhe skenari më i mirë e sheh atë të humbasë dy ndeshjet e ardhshme të klubit.
Spanjolli kishte shënuar shtatë gola në 23 ndeshje këtë sezon, dhe ndërsa ai mund të rikthehet në teori për përballjen kundër Granadës më 6 shkurt, Los Merengues nuk do të rrezikojë aspak me ndeshjen e PSG-së në Ligën e Kampionëve që luhet më 15 shkurt./ h.ll/abcnews.al