Pas fitores së madhe me përmbysje në “El Clasico”, Real Madridi ka marrë një lajm të keq. Mesfushori francez, Aurelien Tchuameni i cili ishte titullar, është diagnostikuar me një frakturë në këmbën e majtë.
Tchoumaneni pritet të jetë jashtë fushave të blerta për 6-8 javë.
Kujtojmë që edhe pse alternativat e mesfushës për Ancelottin nuk mungojnë, francezi ka rezultuar një “shtyllë” e fortë para mbrojtjes.
Real Madridi nuk ka humbur asnjë ndeshje këtë sezon, kur mesfushori francez ka qenë në fushë nga minuta e parë./abcnews.al