Lajm i gëzueshëm për Belgjikën, gati për Danimarkën ylli i ekipit

schedule21:36 - 14 Qershor, 2021

schedule 21:36 - 14 Qershor, 2021

Mesfushori i Belgjikës, Kevin De Bruyne është kthyer në stërvitje me pjesën tjetër të skuadrës, duke rritur shpresat se ai do të jetë në dispozicion për ndeshjen e së enjtes kundër Danimarkës në Kampionatin Evropian.

De Bruyne nuk ishte në fitoren 3-0 të Belgjikës ndaj Rusisë në Shën Petersburg. 29-vjeçari pësoi frakturë në fytyrë në finalen e Champions pas një përplasje me mbrojtësin e Chelsea, Antonio Rudiger muajin e kaluar.

De Bruyne iu desh të linte fushën e lojës në minutën e 60-të të ndeshjes, të cilën Chelsea e fitoi 1-0. Federata belge e futbollit zbuloi sot në një deklaratë se De Bruyne është stërvitur me pjesën tjetër të grupit që nga dita e djeshme. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!