Një lajm fantastik: Izair Emini është shëruar plotësisht nga COVID-19. Ish-sulmuesi i Kukësit në Superiore, tashmë pjesë e Dritës në IPKO Superliga, rezultoi pozitiv me Koronavirus në testin e parë, të bërë para 5 ditësh.
LEXO EDHE: Doli pozitiv me Covid-19, lojtari i Dritës ka luajtur në Superiore
Por në testin e dytë të bërë sot, ka dalë negativ. Këtë lajm të mirë, e ka konfirmuar vetë Izair Emini në rrjetet sociale: “Përshëndetje për të gjithë juve shokëve në Facebook!
Njëherë doja të ju falënderoja përzemërsisht që më keni dhënë mbështetje gjatë kësaj kohe dhe do ju jem mirënjohës gjithmonë! Para dy ditësh, bëra testin e radhës dhe me doli si rezultat negativ. Faleminderit edhe njëherë të gjithëve! Zoti ju ruajt!”, shkroi Emini./abcnews.al