Lajçak takohet me Vuçiçin në New York: Folëm për normalizimin e marrdhënieve me Kosovën  

schedule08:19 - 21 Shtator, 2022

schedule 08:19 - 21 Shtator, 2022

I dërguari i Bashkimit Evropian (BE) për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, është takuar me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç në New York, në prag të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Lajçak ka shkruar në Tëitter se takimi me Vuçiçin vjen pas takimit që kishte me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtit në Prishtinë.

“Në Nju Jork sot. Në margjinat e #UNGA-s folëm për rrugën përpara në normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën”, ka thënë Lajçak.

Kosova dhe Serbia gjenden në një proces të rëndësishëm të dialogut. Tema e targave është më aktualja.

Sakaq, Lajçkak është takuar gjithashtu edhe me kryeministrin Edi Rama, me të cilin tha se kanë folur për situatën në Ballkanin Perëndimor. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!