Lajçak në Paris, takon këshilltarin e Macronit për dialogun, tregon çfarë folën

schedule19:38 - 13 Shtator, 2022

schedule 19:38 - 13 Shtator, 2022

I dërguari special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka takuar sot, Emmanuel Bonne, këshilltarin kryesor diplomatik të presidentit francez Emanuel Macron, për dialogun.

Lajçak përmes një postimi në Tëitter tha se është i lumtur për takimin që pati me të, për të cilin thotë se diskutuan për vizitën e tyre të fundit në Prishtinë e Beograd.

Më tej, i dërguari special i BE-së thotë se temë e diskutimeve ishin edhe hapat e ardhshme për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

“Shumë i lumtur që u takova me Emmanuel Bonne, këshilltarin kryesor diplomatik të Presidentit Macron, sot në Paris. Ne folëm për vizitën tonë të fundit në Prishtinë dhe Beograd, si dhe për zhvillimet aktuale dhe hapat e ardhshëm. Faleminderit Francës për mbështetjen e fortë në punën time”, tha Lajçak.

Kujtojmë se Presidenti francez, Emmanuel Macron dhe kancelari gjerman, Olaf Scholz thanë më 4 shtator se normalizimi i plotë i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është thelbësor për Ballkanin Perëndimor.

Ata thanë se kanë ngarkuar këshilltarët e tyre për politikë të jashtme dhe siguri, Jens Plettner dhe Emmanuel Bonne, për t’i ofruar mbështetje të drejtpërdrejtë përfaqësuesit special të BE-së për dialog, Miroslav Lajçak.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!