Lajçak: Milatoviç dhe qeveria e ardhshme në Mal të Zi të fokusohen më shumë në integrimin evropian

schedule14:38 - 9 Maj, 2023

schedule 14:38 - 9 Maj, 2023

I dërguari special i Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajçak, pret që presidenti i ri malaze,  Jakov Milatoviq dhe qeveria e ardhshme të angazhohen plotësisht për integrimin evropian.

“Unë pres që presidenti i ri dhe qeveria të angazhohen plotësisht për integrimin evropian, gjë që dëshiron shumica e banorëve. Mali i Zi ka qenë një faktor stabiliteti në Ballkan për shumë vite, ndaj pres që ai të vazhdojë të luajë atë rol”, tha Lajçak.

Sipas Lajçakut,  Mali i Zi duhet të merret më pak me punët e saj të brendshme të fokusohet më shumë në agjendën e saj evropiane.

“Mali i Zi është ende një lider, megjithëse shpejtësia e reformës evropiane është ngadalësuar ndjeshëm. Por është mirë që funksionaliteti i Gjykatës Kushtetuese është rikthyer,” shtoi zyrtari i BE-së.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!