Lajçak: Kosova dhe Serbia janë të ndara në hartën që kam në zyrë

schedule21:32 - 25 Shkurt, 2021

schedule 21:32 - 25 Shkurt, 2021

Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian në dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, ka deklaruar se Kosova dhe Serbia janë të ndara në hartën që ai mban në zyrën e tij.

Lajçak është shprehur se janë nxitur keqkuptime të shumta rreth kësaj çështjeje dhe për këtë arsye, ai ka zgjedhur të publikojë disa fotografi të hartës që mban në zyrën e tij.

“Është një hartë zyrtare e BE-së, e Ballkanit Perëndimor. Kosova është aty dhe po ashtu është linja që e ndan Kosovën nga Serbia. Dita e sotme është një shembull se pse dialogu për normalizimin të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është kaq i rëndësishëm. Kështu që çështje të ngjashme nuk do të shkaktojnë më keqkuptime”, ka shkruar  Lajçak./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!