I dërguari i posaçëm i BE për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka uruar me rastin e 9 majit, Ditës së Evropës.
Me anë të një postimi në Twitter ai ka thënë se ideja evropiane e solidaritetit, unitetit dhe miqësisë vazhdon të frymëzojë miliona përreth BE-së.
“Është koha që kjo ëndërr evropiane të bëhet realitet për fqinjët tanë në Ballkanin Perëndimor”, ka thënë diplomati sllovak. Asnjë nga shtetet e Ballkanit Perëndimor nuk janë anëtare të BE-së.