Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Lajçak e Escobar pas tensioneve në veri, vizitojnë Kosovën dhe Serbinë

schedule08:39 - 4 Qershor, 2023

schedule 08:39 - 4 Qershor, 2023

I dërguari i posaçëm i BE-së, Miroslav Lajçak dhe ai i SHBA-së, Gabriel Escobar ditën e hënë në kuadër të situatës së fundit të ndodhur në veri, pritet që të zhvillojnë një vizitë zyrtare në Kosovë dhe Serbi.

Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i Bashkimi Evropian, Peter Stano, i cili tha se Escobar dhe Lajçak këtë vizitë do e zhvillojnë për depërshkallëzimin e tensioneve në Veri.

“Mund të konfirmoj se përfaqësuesi special i BE-së, Miroslav Lajçak do të shkojë në Prishtinë dhe Beograd të hënën dhe të martën, së bashku me të dërguarin e SHBA-së, Gabriel Escobar, për të ndjekur thirrjet e nivelit më të lartë të BE-së për de-përshkallëzimin e tensioneve në veriun e Kosovës”, ka thënë ai për KP. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!