Lajçak dhe Kurti për herë të parë takim pas 2 vitesh: Dialog të detajuar për normalizimin e marrëdhënies Kosovë-Serbi

schedule14:58 - 19 Shkurt, 2022

schedule 14:58 - 19 Shkurt, 2022

Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak, ka dhënë detaje pas takimit që pati me kryeministrin e vendit, Albin Kurti, në kuadër të Konferencës së Sigurisë në Mynih.

Lajçak ka bërë të ditur se pati takim të detajuar me Kurtin rreth dialogut, teksa njoftoi se takimi i kryenegociatorëve do të ndodhë të martën, shkruan Klan Kosova.

“I gëzuar ta fillojë ditën duke takuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti në Konferencën e Sigurisë në Mynih ku u takuar për herë të parë para dy vjetëve. Patëm një diskutim të detajuar dhe konkret për hapat e ardhshëm në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë para takimit të së martës me kryenegociatorët e dy palëve”, ka shkruar Lajçak në Twitter./abcnews.al/

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!