Lajçak: BE dhe Ballkani Perëndimor duhet qëndrojnë krah për krah në këto kohë të vështira

schedule18:26 - 4 Mars, 2022

schedule 18:26 - 4 Mars, 2022

I dërguari Special i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se BE-ja dhe vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të qëndrojnë krah njëra-tjetrës në këto kohë të vështira, ndrëkohë që Rusia ka pushtuar Ukrainën.

Në një postim në Tëitter ai njoftoi për takimin e tij me ministrin e Jashtëm të Malit të Zi, Gjorgje Raduloviç.

“Ai më siguroi se Mali i Zi do të qëndrojë i vendosur në rrugën e tij drejt pranimit në BE. Ne ramë dakord për rëndësinë që BE-ja dhe Ballkani Perëndimor duhet të qëndrojnë krah për krah në këto kohë të vështira”.

Nga vendet e rajonit, Kosova, Mali i Zi, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Kroacia kanë dënuar sulmin rus ndaj Ukrainës.

Kosova i është bashkuar Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian, duke vendosur sanksione ndaj Rusisë.

Ndërkaq, Serbia dhe Bosnja e Hercegovina janë të vetmet që nuk e kanë dënuar agresionin rus.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!