Laguna e Patokut, “magnet” për turistët/ Interes nga vendas dhe të huaj, shtohen rezervimet

schedule16:30 - 6 Prill, 2025

schedule 16:30 - 6 Prill, 2025

Laguna e Patokut tashmë është shndërruar në një atraksion turistik. Gjithnjë e më shumë po preferohet për turistet vendas dhe të huaj për të kaluar një fundjavë të bukur, por jo vetëm. Ajri i pastër, bukuritë e saj natyrore, dhe biodiversiteti i pasur janë vetëm disa nga arsyet pse vizitorët zgjedhin “Lagunën e Patokut”.

Përveç vlerave ekologjike, kjo zonë ka tërhequr vëmendjen edhe për turizmin e qëndrueshëm, me restorante tradicionale që ofrojnë gatime të freskëta.

Gjate viteve te fundit investimet janë te konsiderueshëm ne Lagunën e Patokut, duke i dhënë ambicie biznesit, kjo dukshëm, ka rritur vlerat në zhvillimin e turizmit. Sipas bizneseve të zonës ka premisa që këtë sezon turistik numri i vizitoreve vendas dhe të huaj pritet në rritje të konsiderueshme./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!