Një 33-vjeçar me iniciale A.N. nga Laçi është arrestuar nga policia pasi akuzohet për 5 vjedhje të ndodhura në Belsh dhe Peqin.
Policia njofton se vjedhjet kanë nodhur përgjatë muajve qershor dhe korrik, ndërsa dyshohet se 33-vjeçari ka vjedhur dy automjete dhe disa targa.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme.
“Zbardhen vjedhjet e ndodhura në qytetin e Peqinit dhe Belshit, ndalohet nga Policia autori i dyshuar.
Në vijim të punës për parandalimin dhe zbardhjen e vjedhjeve, identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Peqin ndaluan me iniciativë shtetasin A. N., 33 vjeç, banues në fshatin Sanxhak, Laç.
Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se ky shtetas është autor i 5 vjedhjeve të ndodhura në qytetin e Peqinit dhe Belshit, në muajin qershor dhe korrik, konkretisht:
Më datë 02.06.2020, në fshatin Shkozë, Belsh, dyshohet se ka vjedhur targat e mjetit në pronësi të shtetasit Sh. D.
Më datë 02.06.2020, në fshatin Trojas, Belsh, dyshohet se ka vjedhur targat e mjetit në pronësi të shtetasit A. B.
Më datë 02.06.2020, në fshatin Çepë, Belsh, dyshohet se ka vjedhur targat e mjetit në pronësi të shtetasit Sh. K.
Më datë 13.06.2020, në fshatin Bishqem, Peqin, dyshohet se ka vjedhur furgonin në pronësi të shtetasit A. B.
Më datë 01.07.202, në qytetin e Peqinit dyshohet se ka vjedhur mjetin në pronësi të shtetasit D. Ç.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme”, njofton policia./abcnews.al

