“LaCivita nuk e njeh fare Berishën”/ Muça: Është i gënjyer, i vënë në shërbim të doktorit

schedule23:35 - 12 Prill, 2025

schedule 23:35 - 12 Prill, 2025

Gazetari Flogert Muça thotë se Chris LaCivita nuk e njeh fare Sali Berishën, por është paguar për të folur ato që do doktori.

Në një intervistë për “Ora e Fundit” në ABC News, Muça u shpreh se LaCivita është i gënjyer dhe i vënë në shërbim të Berishës.

“Zotëria në fjalë, ka thënë ato që i ka thënë doktori për këtë. Ai nuk e njeh fare Sali Berishën. Ai ka dhënë një çmim, ata i kanë dhënë paratë. LaCivita është kanali nga i cili doktori po përpiqet të komunikojë me shqiptarët. Është përpjekje e dëshpëruar. Mirëkuptojeni dhe mos e ngacmoni kaq shumë. LaCivita është i gënjyer dhe nuk i intereson fare nëse është i gënjyer. Ai është i paguar dhe është në shërbim doktorit. Nuk po gënjen LaCivita, ai është i gënjyer për vete”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!