“LaCivita, i paguar”/ Pëllumbi: Nuk është hera e parë që PD paguan lobista në SHBA

schedule22:33 - 14 Prill, 2025

schedule 22:33 - 14 Prill, 2025

Deputeti i Partisë Socialiste, Arben Pëlluimbi thotë se Chris LaCivita është i paguar nga PD, për t’i ardhur në ndihmë Sali Berishës.

Në emisionin “360 gradë’, Pëllumbi u shpreh se nëse SHBA do dërgonte mesazh, do i hiqte non gratën Berishës, gjë që nuk ka ndodhur.

“Nuk është hera e parë që partitë politike shqiptare, në mënyrë të veçantë PD, thërret në ndihmë figura që vijnë nga SHBA, apo paguan lobista në SHBA. Kjo nuk është një gjë e re, i kemi pasur rezultatet. Fakti që erdhi, me siguri do jetë paguar. Po flas për fushata të tjera, kur kemi pasur çështje në lidhje me pagesat që ka bërë PD, në funksion të lobimeve në SHBA. Nëse realisht, qeveria e SHBA do t’i japë mesazh popullit shqiptar, e ka në dorë, mos ta lodhi të vinte këtu këtë zotërinë, mund të hiqte non grata dhe ,jaftonte për t’u lexuar, ia kursenin edhe lekët shqiptarëve. E dyta, nëse themi sesa i rëndësishëm është zoti Berisha për familjet shqiptare, më mirë të na e lejë ne shqiptarëve ta gjykojmë”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!