Nuk do të ketë shtyrje të ndeshjes mes Laçit dhe Skënderbeut. Ndryshe nga sa pritej, Federata Shqiptare e Futbollit vendosi që sfida e javës së 12 të Superligës të zhvillohet sipas planifikimit fillestar, pra këtë të mërkurë.
Kurbinasit dhe korçarët do të përballen në orën 14:00 të së mërkurës në stadiumin “Selman Stërmasi”. Fillimisht, u mendua që takimi të shtyhej për shkak se Laçi nuk mundej të gjente stadium, dhe ishte e pamundur të zhvillohej në “Elbasan Arena” apo në “Loro Boriçi” të Korçës.
Vetë Federata ishte e vendosur që ndeshja të shtyhej, por pati protesta nga Flamurtari, që luan në fundjavë ndaj Skënderbeut, dhe që e cilësoi shtyrjen si favorizim për korçarët./abcnews.al