Laçi kaloi me sukses Devollin në sfidën e vlefshme për fazën e 1/16 në Kupën e Shqipërisë. Pas suksesit 0-2 në transfertë, kurbinasit përballë Devollit fituan me rezultatin e thellë 5-0. Vendasit e u shfaqën me ritmin e duhur dhe në pjesën e parë të lojës shënuan tre gola.
Ishte Prengaj ai që hapi llogaritë e trakimit në minutën e 23-të ndërsa më pas dyfishoi Babatunde në minutën e 36-të dhe pas vetëm dy minutash, realizoi Geci. Në pjesëne dytë, ishte sërish Geci që realizoi ndërsa golin e dytë personal e gjeti edhe Babatunde, për të fiksuar në këtë formë shifrat 5-0. Në turin pasardhës, Laçi pret fituesin e çiftit Burreli-Tomori./ h.ll/abcnews.al