Laçi u mposht me shifrat 4-1 në takimin e luajtur me Tiranën në “Air Albania”, takim ky i vlefshëm për javën e 22-të të Abissnet Superiore.
Një përballje për titull do të cilësohej takimi i kurbinasve me bardheblutë, ndërsa kryeqytetasit treguan edhe forcën e tyre duke iu shënuar bardhezinjve të MIrel Josës plot 4 gola dhe për t’iu treguar se vendin e parë nuk do e lëshojnë kollaj.
Pas kësaj disfate, te Laçi nuk ka kohë për “drama” kështu do të shprehej edhe Josa, ndërsa kurbinasit janë një nga skuadrat që meritojnë të duartrokiten, pasi nëpërmjet një postimi në rrjete sociale kanë uruar kundërshtarët e tyre për fitoren, ndërsa kurbinasit gjejnë forcën për të vazhduar përpara te mbështetja e tifozëve.
“Urime ekipit kundërshtar për fitoren. Kurajo djema, kokën lart dhe vazhdojmë luftojmë edhe ma fort. Rinisemi dhe marrim forcë nga duartrokitjet e tifozave në fund të ndeshjes”, ka shkruar klubi.
/f.a/abcnews.al