Laçi: Najdovski-Toshevskin i solla unë, Bekajn e solli Halili. Muça duhet të qëndronte

schedule23:58 - 8 Tetor, 2020

schedule 23:58 - 8 Tetor, 2020

Arbi Laçi ka folur në Pressing për ardhjet e verës te Tirana, duke treguar dorën e tij mbi këtë merkato. Mes të tjerash, ish-drejtori bardheblu zbuloi: “Najdovskin dhe Toshevskin i kam ndjekur vjet në Turqi, i kam parë atje dhe i kam referuar, nuk jam marrë me detaje të tjera.

Bekaj është një dëshirë e madhe e presidentit. E kam takuar vjet në Kosovë, u realizua, edhe falë insistimit të presidentit, që bëri një sforco ekonomike, pasi ka paguar për kartonin e Bekajt, i cili është një portier i ri dhe i kombëtares së Kosovës.

Tregu në Shqipëri, është i pakët, pasi lojtarët e mirë kanë tendencën të ikin jashtë. Ata që janë lojtarë kampionati, ti je kampion dhe ke buxhet të mirë, duhet që përveç 11-shes, që nuk i heq asnjë presje, do doja Obanor, i cili ishte ndër më të mirët në sezonin që u mbyll. Edhe dy-tre emra të tjerë duheshin, për të rritur konkurrencën dhe duke mos lënë kundërshtarët të forcohen.

Për mua, Gentian Muça duhet të qëndronte te Tirana. Kapiteni i skuadrës që del kampion, në mënyrë të padiskutueshme nuk duhet të largohet. Edhe në rastin e Gentit,/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!