Laçi do të përballet me Menemenspor në CAS për transferimet e Gentian Selmanit dhe David Domgjonit.
CAS e ka njoftuar diçka të tillë edhe në sajtin zyrtar dhe bën me dije se seanca e dëgjimit do të bëhet me 13 prill dhe më pas do të merret vendimi.
Sipas Panorama-Sport, klubi kurbinasit pretendon 150 mijë euro për dy lojtarët që u transferuan në Turqi.
Selmani kaloi te Menemenspor verën e vitit 2019, kurse në janar të vitit 2020 u transferua edhe qendërmbrojtësi. / abcnews.al