Laçi: Golat me Shqipërinë ëndërr që fëmijë, trajneri më përgëzoi

schedule23:10 - 8 Shtator, 2021

schedule 23:10 - 8 Shtator, 2021

Qazim Laçi gjeti golin sot me kombëtaren dhe ishte një nga më të mirët në fushë në fitoren me shifrat 5-0 ndaj San Marinos. Pas ndeshjes ai foli për RTSH, ku u shpreh:

“Emocionet janë shumë të mëdha. Është kënaqësi e madhe të shënoj një gol me ekipin kombëtar. E kam ëndërruar që fëmijë. Për ne ka më shumë rëndësi 3-pikëshi. Ishte ndeshje serioze nga fillimi në fund. E vazhduam aty ku e lamë.

Momenti i golit? Asgjë nuk mendova, e godita topin, pashë portierin ku ishte dhe e provova. U turbullova pak gjatë festës, emocionet vijnë vetë. Të gjithë lojtarët jemi të kënaqur me minutat që kemi.

Nuk është gjë e lehtë për trajnerin. Kemi shumë minuta në këmbët tona, është e vështirë për trajnerin që të zgjedhë. Në kombëtare të gjithë lojtarët duhet të jenë gati gjithmonë që ekipi të ecë sa më lart.

Biseda me Rejën? Nuk më tha ndonjë gjë speciale, më tha bravo për golin që shënove, bëri pak gallatë me mua, ishte i kënaqur me golin që shënova”, përfundoi Laçi. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!