Laçi: Do ishte më mirë me ndeshje teke, Tirana i synon të dy trofetë!

schedule12:14 - 26 Qershor, 2020

schedule 12:14 - 26 Qershor, 2020

Arb Laçi, drejtori sportiv i Tiranës, foli për mediat pas hedhjes së shortit të gjysmëfinaleve të Kupës së Shqipërisë. Laçi pranoi se do të ishte më pozitive nëse ndeshjet gjysmëfinale do të luheshin me një ndeshje teke, si dhe iu gëzua faktit që ndeshjen e parë kundër Bylisit, do e luajnë në transfertë.

“Besoj se do të ishin të ngjashme dhe dy skuadrat e tjera. Nuk jemi as të kënaqur, as të mërzitur. Një gjë e kemi pozitive, që do ta luajmë jashtë ndeshjen e parë. Dhe para shortit, këtë gjë do të doja. Ne jemi në garë për të dy objektivat, si në kampionat, ashtu dhe në Kupë. Jemi tre ndeshje larg Kupës, dhe pse jo t’i fitojmë të dy trofetë në këtë vit jubilar.

Do kishte qenë më mirë të luanim me ndeshje teke në këto gjysmëfinale, pasi elementi fushë nuk është se ka shumë efekt në këto kushte. Por kështu është vendosur, do të respektojmë atë që është vendosur nga klubet, pasi ka pasur një diskutim mes klubeve dhe FSHF-së nëse mund të bëhet me ndeshje teke, por kështu është vendosur dhe të fitojë më i miri”, u shpreh Laçi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!