Laç, punonjësit e sigurisë largojnë nga kisha tregtarët ambulantë

schedule19:57 - 23 Maj, 2023

schedule 19:57 - 23 Maj, 2023

LAÇ- Këto janë lëndimet që ka pësuar një prej rojeve private të Kishës së Shna Ndout në Laç pas një konflikti fizik me shitësit ambulantë.

Një muaj më parë mes dy palëve ka pasur një sherr masiv gjatë tentativës së rojeve për të larguar nga territori i kishës tregtarët.

Përgjegjësi i punonjësve të sigurisë në Kishën e Shna Ndout që ka denoncuar ngjarjen thotë se konflikte të tilla janë bërë të shpeshta.

Gjatë sherreve të lënduar kanë mbetur edhe shitësit. Gjon Shkëmbi kërkon ndërhyrjen e policisë për t`ju dhënë fund konflikteve.

Përgjegjësi i sigurisë së kishës së Shna Ndout, kërcënon me vetëgjyqësi nëse nuk do të ketë ndërhyrje nga institucionet shtetërore/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!