Laboratorët për Covid, DPA për ABC: Akreditimi nuk është kusht për funksionimin e tyre

schedule15:40 - 25 Tetor, 2021

schedule 15:40 - 25 Tetor, 2021

Akreditimi i laboratorëve mjekësor për testimin e Covid 19 nga Drejtoria e Përgjithshme e Akreditimit nuk është kusht për funksionimin e tyre.

Kjo është përgjigja e Drejtorisë së Përgjithshme të Akreditimit pyetur nga ABC pas raportit të Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Ndërkohë që KLSH në raport deklaronte  se kjo drejtori  është përjashtuar nga akreditimi i  aparaturave laboratorike  dhe se  kompetencat i ka marrë Komiteti Teknik i Ekspertëve dhe Ministria e Shëndetësisë duke cënuar vërtetësinë e të dhënave për Covid 19, Drejtoria e Përgjithshme e Akreditimit i tha Abc se;

“Kriteret për licensimin e një laboratori mjekësorë dhe procedura për licensim vendosen dhe kryhet nga Ministria e Shëndetësisë.”

Ministria e Shëndetësisë nga 30 korriku i vitit 2020 deri tani për të kryer analizat për Sars CoV 2 ka licensuar 12 laboratorë privat. Ndërkohë  Drejtoria e Përgjithshme e Akreditimit tha për ABC se ajo nuk ka akredituar asnjë laborator për testimin e koronavirusit.

Drejtoria e Përgjithshme e Akreditimit pranë Ministrisë së Ekonomisë akrediton laboratorët testues, kalibrues, mjekësor sipas standardeve ISO.

Standarde menaxheriale dhe teknike për të cilat në të gjithë botën akreditimi është opsional jo detyrues.

Në Shqipëri  Drejtoria e Përgjithshme e Akreditimit  aktualisht e ka të pamundur akreditimin e laboratorëve mjekësor të testimit të Covid 19  pasi burimet i thanë ABC se ajo ende nuk ka hartuar politikat e duhura për këtë çështje./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!