Një 28 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Tiranës pasi akuzohet për prodhim të kriptomonedhave, sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa dhe municion luftarak.
Në kuadër të operacionit të koduar “Cryptocurrency”, është bërë i mundur ndalimi i shtetasit me iniciale S. E., 28 vjeç.
Policia bën me dije se gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi, në rrugën “Frosina Plaku”, shërbimet e Policisë kanë gjetur pajisje për prodhimin e kriptomonedhave dixhitale.
Ndërkohë në cilësinë e provës materiale u sekuestruan pajisje për prodhimin e kriptomonedhave dixhitale, sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit cannabis sativa, dy peshore elektronike, municion luftarak, një aparat celular, 191.700 lekë të rinj dhe 90 euro.
“Finalizohet operacioni policor i koduar “Cryptocurrency”.
Operacioni i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 2, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar dhe Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë.
Sekuestrohen pajisje për prodhimin e kriptomonedhave, sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa dhe municion luftarak.
Arrestohet në flagrancë poseduesi i tyre.
Shërbimet e Komisariarit të Policisë Nr. 2, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë dhe OSHEE-në, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Cryptocurrency”, gjatë të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:
– S. E., 28 vjeç, banues në rrugën “Frosina Plaku”, Tiranë.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi, në rrugën “Frosina Plaku”, shërbimet e Policisë kanë gjetur pajisje për prodhimin e kriptomonedhave dixhitale. Në vijim të kontrollit, në ambiente të ndryshme të banesës, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit cannabis sativa dhe municion luftarak.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan pajisje për prodhimin e kriptomonedhave dixhitale, sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit cannabis sativa, dy peshore elektronike, municion luftarak, një aparat celular, 191.700 lekë të rinj dhe 90 euro”, thuhet në njoftimin e policisë./abcnews.al