La Shqipërinë për Belgjikën, Oreta Patogu: Prej 1 viti i jam kushtuar produkteve të bukurisë

schedule09:16 - 2 Maj, 2024

schedule 09:16 - 2 Maj, 2024

Sipërmarrësja Orieta Patogu, e ftuar në emisionin “ABC e Mëngjesit” në ABC News, foli për rrugëtimin e saj drejt Belgjikës dhe fillimin e biznesit të tyre.

Prej një viti ajo i është përkushtuar produkteve të bukurisë, ku tashmë është e elicensuar.

l për sa i përket prodhimit të produkteve të bukurisë, Patogu tha se prodhon në sasi të vogël në minilaboratorin e saj.

“Punoja në një media të madhe kombëtare, por vendosa të kërkoj diçka më shumë nga vetja. Unë nuk e gjeja veten këtu në Shqipëri, nuk kishte çfarë të më jepte më dhe shkova në Belgjikë, ku prej 20 vitesh jetoj atje.

Aje kam studiuar aroma terapi për dy vite. Jashtë nuk mund të hapesh një biznes pa pasur diplomë. Për momentin punoj vetëm, pasi nuk prodhoj sasi të mëdha.  Në shtëpi kam një minilobaratori të vogël të krijuar produktet. Në belgjikë punoj edhe me porosi të personalizuara. Fillimisht nisi për nevoja personale, por pas shtatzënisë së parë po e ndjeja lëkurëm shumë të tharë. Në klientelën time ka dhe personazh të njohur për publikun shqiptar. Unë përdor shumë lulen Lotus, është si një lule magjibërëse dhe ka shumë efekte pozitive”, tha ajo. /abcnews.al