Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

La SHBA për Shqipërinë, amerikani që gjeti “parajsën” në tokën e shqiponjave

schedule12:18 - 13 Mars, 2025

schedule 12:18 - 13 Mars, 2025

Njihet nga qytetarët shqiptarë nga rrjetet sociale. Taylor Thomas është nga SHBA por jeton prej pak kohësh në Shqipëri. Ai ishte i ftuar në emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, amerikani tregoi se ndodhej në Tajlandë kur dëgjoi për herë të parë për Shqipërinë dhe plazhet dhe vendet e bukura që ka vendi.

Ai thotë se pasi zbuloi se mund të vinte pa vizë, vendimi për të vizituar vendin ishte i menjëhershëm. Aktualisht ai jeton këtu ndërsa realizon bashkëpunon me shumë biznese në Shqipëri.

“Në fillim, kam dëgjuar për Shqipërinë kur isha në Tajlandë shumë kohë më parë. Takova dikë që fliste për Sarandën, për plazhe shumë të bukura. Nisa të bëja kërkime. Unë jam nga Teksas, por bëja shumë udhëtime dhe mësova për Shqipërinë kur isha në Tajlandë. Sapo mësova se nuk kishim nevojë për viza për të ardhur këtu nga Amerika, kur mësova detajet, ishte thjesht një vendimmarrje mes këtej dhe Gjeorgjisë.

Ishte zgjedhje shumë e shpejtë. Bëja krijime përmbajtjesh në mënyrë të pavarur, punoja freelance për një vit dhe më lejonte lirshmërinë nga një vend tjetër i botës. Duke qenë këtu në Shqipëri më shumë punoja me biznese lokale, duke bërë bashkëpunime me biznese të ndryshme në Shqipëri.”, tha Taylor.

Duke u ndalur te ushqimet e preferuara shqiptare, ai përmendi byrekun. I pyetur se sa do të qëndrojë në Shqipëri, ai tha se planifikon të qëndrojë për pak kohë pasi siç shtoi ai, ndihet si në shtëpi.

“Tani planifikoj të qëndroj sa më shumë. Mund të jetë 1, dy apo 5 vite. Jam komod këtu. Ndihem si  në shtëpinë time”, u shpreh amerikani. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!