Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

“La një boshllëk të madh”, Luigi Di Maio flet për ndarjen nga jeta të Raffaella Carra

schedule17:52 - 5 Korrik, 2021

schedule 17:52 - 5 Korrik, 2021

Ministri i Jashtëm italian Luigi Di Maio ka reaguar për ndarjen nga jeta të ikonës së ekranit Raffaella Carra.

LEXO EDHE: Ndahet nga jeta ikona e ekranit italian Raffaella Carra

Përmes një postimi në “Facebook”, ai është shprehur i trishtur, duke theksuar se ka lënë një boshllëk tek të gjithë.



Një ikonë televizive italiane, një person familjar për breza të tërë.

Largimi i saj lë një boshllëk të madh dhe shumë, shumë trishtim. Unë mbaj dhimbjen e të dashurve të saj.

Mirupafshim Raffaella, ju do të jeni përgjithmonë në zemrat tona”, ka shkruar Luigi Di Maio krahas fotos.

Raffaella Carra ishte këngëtare, prezantuese dhe aktore e njohur, me një karrierë të shënuar me suksese të mëdha, që nga koha e Fantastico, Pronto Raffaella, te ato të Carramba Che Sorpresa, deri te paraqitjet në kinema.l.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!