La Liga në zi/ “Na la një legjendë”, pikëllohen te Real Madrid dhe Valencia

schedule14:15 - 10 Nëntor, 2020

schedule 14:15 - 10 Nëntor, 2020

Juan Cruz Azul, ish-lojtari i Valencias dhe Real Madrid, është ndarë nga jeta në moshën 73-vjeçare. Ish-mbrojtësi ka qenë edhe pjesë e kombëtares së Spanjës, ndërkohë që klubi madrilen ka publikuar edhe një mesazh përmes të cilit ngushëllon familjarët dhe të afërmit.

“Real Madrid, presidenti i klubit dhe Bordi i Drejtorëve janë thellësisht të pikëlluar për vdekjen e Juan Cruz Sol, një lojtar që mbrojti fanellën tonë në periudhë 1975-1980. Real Madrid dëshiron të dërgojë ngushëllimet më të ngrohta gruas së tij Paola, dy vajzave të tij dhe të gjithë të dashurve të tij.

Gjithashtu edhe klubit të Valencia, ku ai ishte ambasador në bordin e drejtorëve, dhe tifozëve të tyre. Gjatë pesë sezoneve të tij me Real Madrid, ai fitoi 4 tituj kampion dhe një kupë Spanje.

Ai ishte pjesë e kombëtares spanjolle në 28 raste, ndërkohë që fitoi me Valencian Kupën e Kupave, Superkupën e Europën, titullin dhe Kupën e Spanjës. Juan Cruz Azul u nda nga jeta në moshën 73-vjeçare. Real Madrid shpreh ngushëllimet për të gjithë madrilenët”, shkruan Real Madrid.

Sigurisht nuk e harron Valencia: “Me gjithë dhimbjen në zemrat tona duhet të komunikojnë se sot Juan Cruz Sol na ka lënë. Legjendë, ish-lojtar, këshilltar, ambasador, partner i madh. Ne gjithmonë duam ta kujtojmë, i dashur ‘Loqui’”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!