La Liga i hap dyert, oferta për futbollistin e kombëtares

schedule11:07 - 1 Janar, 2020

schedule 11:07 - 1 Janar, 2020

Paraqitja të mira me klubin, pastaj titullar në kombëtare. Gjërat për mesfushorin Keidi Bare kanë shkuar mirë në vitin 2019, ndërkohë që ky vit mund të jetë edhe më i suksesshëm.

Ish-kapiteni i Shqipërisë U21 ka disa oferta. Marca shkruan se për Baren interesohen klube të elitës së futbollit spanjoll.

Nuk përmenden emra, por kjo është një shenjë pozitive dhe tani priten të reja të rëndësishme për fierakun e Malaga. Mesfushori është një nga pikat më të forta të skuadrës spanjolle, që duhet të mendohet mirë për shitjen e tij. / abcnews.al

 

Lajmi i Marca për Keidi Bare

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!