Ashtu si Bundesliga, Premier League e Ligue 1, mbrëmjen e së premtes siparin e javës së 3-të të kampionatit e nisi dhe La Liga spanjolle, me “galaktikët” e Real Madrid, që gjetën 3 pikët e radhës në transfertën e Celta Vigo, falë golit të vetëm të Jude Bellingham.
Pas kësaj sfide, këtë të shtunë do të zhvillohen dhe 3 përballje të tjera, më konkretisht në orën 19:00, 19:30 e 21:30, me të parën që do të jetë sfida në “Estadio Nuevo Mirandilla”, mes Cadiz e Almeria, sfidë e cila do të pasohet nga përballja mes Garanada-s së Myrto Uzunit dhe Mallorca-s së Vedat Muriqit.
Ndërkaq, “supersfida” e mbrëmjes së sotme do jetë ajo e “Ramon Sanchez Pizjuan”, ku vendasit “andaluzianë” të Sevilla do të presin rivalët e Girona, në kërkim të fitores së parë në këtë edicion të La Liga. /i.m /abcnews.al