La Liga/ “Galaktikët” drejt “derbit të Madridit”, Valencia kërkon “shpresë” përballë Real Sociedad

schedule09:38 - 25 Shkurt, 2023

schedule 09:38 - 25 Shkurt, 2023

Kampionati spanjoll i futbollit ka hyrë në javën e 23-të, me sfidën e mbrëmshme mes Elches dhe Real Betis, me këta të fundit që fituan 2 me 3, me “përmbysje”, e cila ishte sfida hapëse e kësaj jave.

Ditën e sotme futbolli spanjoll ofron spektakël me përballjen kryesore, që do të jetë “derbi i Madridit”, mes Real Madrid dhe Atletico Madric, në “Santiago Bernabeu”.

Ndërkaq, në orën 14:00 do të startojë sfida e parë “spanjolle” me vendasit e Espanyol që do të presin në “RCDE Stadium”, Mallorca-n e Vedat Muriqit. Në orën 16:45, Rayo Vallecano i Ivan Balliut do të udhëtojë drejt Cadiz, në një përballje të rëndëshime për skuadrën e “legjionarit”, që kërkon një “biletë” drejt kompeticioneve evropiane këtë sezon.

Dita do të mbyllet me përballjen Valencia-Real Sociedad, me valencianët që do të kërkojnë të arrijnë me çdo kusht fitoren nëse kërkojnë mbijetesën në elitën e futbollit spanjoll. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!