La Italinë për Kinën, Hamsik: Do të kisha shkuar në Arabinë Saudite, e them pa hipokrizi

schedule15:55 - 5 Shtator, 2023

schedule 15:55 - 5 Shtator, 2023

Dikur konsiderohej si një prej mesfushorëve më të mirë të Serie A, mirëpo një ofertë prej 20 milionë eurosh nga skuadra kineze e DL Yifang bëri që “fantazisti” sllovak i mesfushës, Marek Hamsik të linte Napolin e tij, për të nisur një “aventurë” të re në Kinë.

Tashmë i tërhequr nga futbollit dhe anëtar i stafit të trajnerit të Kombëtares sllovaje, Francesco Calzona, Hamsik dha një intervistë ku foli për zgedhjen e tij për të luajtur në Kinë e më pas tregoi nëse do të bënte të njëjtën gjë nëse do të vinte një ofertë nga Arabia Saudite.

“A do të shkoja sërish në Kinë? Ishte një përvojë që më pasuroi, në çdo kuptim, për futbollin, njohuritë kulturore dhe edhe për paratë.

Arabia Saudite ka ecur përpara, blejnë lojtarë shumë të rinj, arrijnë të marrin talente. Ata kanë dëshirë të ndikojnë fuqishëm në futboll. A do të kisha shkuar unë atje? Po dhe e them pa hipokrizi, disa propozime nuk duhen anashkaluar”,- u shpreh ish-“fantazisti” i Napoli. /i.m /abcnews.al