Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

La fushën para kohe ndaj Juventusit, zbulohet gjendja e Ibrahimovic

schedule14:16 - 10 Maj, 2021

schedule 14:16 - 10 Maj, 2021

Dyshimet për një dëmtim në ligament të Zlatan Ibrahimovic e frikësuan jo pak Milanin, por duket se më e keqja është shmangur, megjithëse fatura është ende e kripur.

Zlatan Ibrahimovic la fushën në minutën e 66-të në ndeshjen e mbrëmjes së shkuar ndaj Juventusit dhe me dhimbjesh të mëdha kërkoi zëvendësimin.

Pas testeve të kryera rreziku për dëmtim të rëndë është eliminuar, megjithatë rezonanca do të jetë ajo që do të heqë çdo dyshim, por për këtë do duhet të presim.

Mësohet se rezonanca është shtyrë për nesër sepse gjuri i Ibras është ende i ënjtur. Gjithsesi, është thuajse tërësisht e sigurt se ai nuk do jetë në dy ndeshjet e radhës ndaj Torinos dhe Cagliarit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!