Inter fitoi thellë me shifrat 6-2 ndaj Crotone në javën e shkuar, por gëzimin e zikaltërve e zbehu dëmtimi i Romelu Lukakut. Sulmuesi la fushën në minutën e 75-të për shkak të shqetësimit në kofshën e djathtë dhe në vend të tij u aktivizua Perisic.
Dje ai i është nënshtruar vizitave mjekësore dhe nga ajo që raporton Sky Sport mësohet se Lukaku nuk ka asnjë dëmtim në kofshën e tij, por ndaj Crotone ka qenë thjesht një kontraktim i zakonshëm i ndikuar nga ndeshjet e njëpasnjëshme.
Nëse Interi luan ndaj Sampdorias dhe mund të bashkohet me skuadrën për të qenë në dispozicion te Contes për atë ndeshje. Lukaku është padyshim më i miri i Interit këtë sezon. Belgu numëron 17 gola dhe 3 asiste në 19 ndeshje në këtë sezon. /abcnews.al