La fushën i dëmtuar ndaj Newcastle, ja sa pritet të mungojë Mike Maignan

schedule11:56 - 20 Shtator, 2023

schedule 11:56 - 20 Shtator, 2023

“Gardiani” francez i “kuqezinjve” të Milan, Mike Maignan “frikësoi” jo pak teknikun Stefano Pioli, në përballjen e së martës mbrëma, ndaj Newcastle, me 28-vjeccarin që u detyrua të linte fushën e lojës pas një dëmtimi.

Mirëpo, pas ekzaminimeve mjekësore, të kryera mëngjesin e kësaj të mërkure vjen dhe “buzëqeshja” e drejtuesit të klubit, me “shtatlartin” e portës që nuk ka pësuar asnjë dëmtim serioz dhe pritet të mungojë shumë pak ditë.

Maignan do të mungojë në përballjen e mesditës të së shtunës, ndaj Verona, përballje e kjo e vlefshme për Kampionatin italian të futbollit, Serie A, teksa pritet që të rikthehet në fushën e blertë, në përballjen e mesjavës së ardhshme ndaj Cagliari. /i.m /abcnews.al