Fabrizio Cammarata mbylli qëndrimin në vendin tonë në fund të sezonit, duke u larguar nga Apolonia, të cilën e mori gjatë sezonit dhe nuk mundi ta shpëtojë nga rikthimi në Kategorinë e Parë.
Pas eksperiencës me Dinamon dhe fierakët, trajneri ka fluturuar në anën tjetër të botës për të vazhduar karrierën e tij në stol. Ai sot i është bashkuar zyrtarisht Melbourne Victory, ish-klubi i Besart Berishës.
Italiani nuk shkon si trajner i parë, por do të jetë ndihmës i trajnerit të parë, Tony Popovic për sezonin e ardhshëm. Në të shkuarën Cammarata ka punuar edhe në Itali, Rusi, Oman. /abcnews.al