Kylie Jenner e parezistueshme, ylli televiziv në një lidhje të re dashurie?

schedule10:36 - 10 Korrik, 2020

schedule 10:36 - 10 Korrik, 2020

Kylie Jenner është një ndër personazhet më të pëlqyer në mbarë botën. Ajo është komentuar shumë, sidomos së fundmi për shkak të skandalit të publikuar nga “Forbes”. Pak kohë pasi e renditi 22-vjeçaren si miliarderen më të rë në botë, revista prestigjioze hodhi akuza ndaj saj se ka mashtruar lidhur me pasurinë dhe biznesin “Kylie Cosmetics”.

Së fundmi, 22-vjeçarja po shijon disa ditë pushime, ku shpesh ka ndarë edhe foto më ndjekësit në Istagram. Në foton e fundit që ka publikuar, ylli televiziv shfaqet mjaft joshëse, e veshur me bikini teksa shijon rrezet e diellit.

Por, përpos faktit se tërhoqi vëmendjen për pamjen dhe linjat trupore, vëmendje të madhe mori dhe djali që shfaqet pranë saj. Kaq ka mjaftuar që ndjekësit të spekulojnë se ylli televiziv ka nisur një romancë të re dashurie, pasi 22-vjeçarja është parë nën shoqërinë e djalit misterioz edhe më parë.

Kylie dhe Travis Scott i dhanë fund lidhjes dy vjeçare në Tetor të vitit që shkoi. Ata kanë një marrëdhënie të mirë si prindërit e Stormi dhe për momentin prioriteti numër një për ta është vajza e tyre, Stormi. /abcnews.al/

 

View this post on Instagram

 

??☀️

A post shared by Kylie ? (@kyliejenner) on