Ky zakon i thjeshtë ditor përmirëson kujtesën

schedule19:30 - 17 Nëntor, 2020

schedule 19:30 - 17 Nëntor, 2020

Sipas hulumtimeve që janë kryer herë pas here, kujtesa mund të përmirësohet nga aktivitete të ndryshme si fjalëkryqe apo lojëra për kujtesën. Sidoqoftë, e njëjta gjë mund të arrihet nga zakone të ndryshme në jetën tonë të përditshme.

Sipas ekspertëve, frymëmarrja përmes hundës “freskon” trurin, duke përmirësuar kujtesën. Përveç kësaj, marrja – më shumë sesa nxjerrja e frymës aktivizon zonën e trurit që kontrollon kujtesën dhe gjendjen shpirtërore.

Gjatë eksperimentit, pjesëmarrësve iu kërkua të mbanin mend fytyrat e personave që kishin parë. Ata arrinin të njihnin saktë një person mesatarisht dy sekonda më shpejt kur e shikuan gjatë kohës kur morën frymë thellësisht, sesa nxjerrjes së frymës. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!