Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ky zakon është shkaku më i zakonshëm i ndarjeve

schedule14:07 - 18 Mars, 2022

schedule 14:07 - 18 Mars, 2022

Nuk arrini ta ndani dot punën nga jeta private? Kjo është shumë e vështirë për t’u bërë, por problemi më i madh është se mund të ndikojë edhe në marrëdhëniet e dashurisë. Nëse shpesh e merrni me vete punën tuaj, punoni për orë të tëra nga shtëpia ose bëni telefonata, mund të përfundoni në ndarje.

Ky përfundim është rezultat i hulumtimit nga Universiteti i Virxhinias. Studimi vërtetoi se edhe nëse nuk punoni vazhdimisht, por kontrolloni vetëm disa orë e-mail për shkak të punës, me kalimin e kohës mund të rrezikoni lidhjen emocionale, e cila do të bëhet gjithnjë e më e tensionuar.

Pakënaqësia e partnerit do të rritet, po kështu edhe e juaja dhe konfliktet do lindin çdo ditë. Një hulumtim ka zbuluar se ky zakon shkakton pakënaqësi dhe stres në afat te gjatë. Ndaj shkencëtarë këshillojnë që të përfundoni detyrat në kohë, madje të qëndroni më gjatë në punë, por jo të bëni punën në shtëpi. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!